Presidenti i Shteteve të Bashkuar Donald Trump do të presë nesër në një takim në Shtëpinë e Bardhë Banjamin Netanyahun.
Në prag të takimit, Trump me anë të një postimi në Truth Social, presidenti amerikan shkruan se një mundësi e jashtëzakonshme është hapur në Lindjen e Mesme, ndërsa ka paralajmëruar se diçka e veçantë do të bëhet realitet.
“Kemi një mundësi të jashtëzakonshme për madhështi në Lindjen e Mesme. Të gjithë janë dakord për diçka të veçantë, për herë të parë. Ne do ta bëjmë të ndodhë!!!” shkroi Donald Trump këtë në Truth në prag të takimit të tij me Benjamin Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë nesër.