Vjen lajmi i PAPRITUR: Shira të dendur në jug, stuhi dhe reshje dëbore

Pas një shtatori me temperatura verore, fundi i muajit dhe tetori do të sjellin në fund vjeshtën e vërtetë mesdhetare.

Sipas sinjaleve të parashikimit afatgjatë, pritet një periudhë me shumë vranësira dhe reshje shiu, sidomos në 10-15 ditët e para të tetorit.

Intensiteti më i lartë i reshjeve pritet në jug të Shqipërisë, veçanërisht në pellgun e Vjosës dhe Devollit, ndërsa veriperëndimi (nga Velipoja deri në Seman) do të jetë zona më e ekspozuar ndaj stuhive.

❄️ Nuk përjashtohet që në tetor të ketë edhe reshje dëbore të shpejta në Alpet shqiptare, Malin e Zi dhe Kosovë.

🌡️ Nëntori pritet të jetë më i ngrohtë se mesatarja dhe me më pak reshje, ndërsa tetori do të jetë më pranë klimës tipike shqiptare, edhe pse me 1.5 – 2°C më i ngrohtë nga normaliteti për shkak të ndryshimeve klimatike.

Në përgjithësi, vjeshta 2025 do të jetë e lagësht dhe dinamike, me ciklone të njëpasnjëshme nga Mesdheu që do të godasin brigjet perëndimore të Ballkanit.