Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme në parkingun e një restoranti në Fushë-Krujë, ku është hedhur në erë makina e administratorit të Njësisë Administrative Fushë-Krujë, Ilir Loci.
Mësohet se makina tip “Range Rover” me targë KR 8778A ishte e parkuar. Sipas informacioneve paraprake, eksplozivi dyshohet të jetë hedhur nga një rrugicë pranë restorantit, duke shkaktuar dëme të mëdha në pjesën e përparme të makinës.
Shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm sa është dëgjuar në gjithë zonën përreth, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Përveç Range Rover-it, një fuoristradë tjetër e parkuar pranë ka pësuar dëmtime materiale.
Forca të shumta policore ndodhen aktualisht në vendngjarje dhe po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të shpërthimit.