Kryeministri Edi Rama është shprehur se çdo i ri shqiptar që aspiron të studiojë teknologjinë e së ardhmes mund ta bëjë në shtëpinë e tij brenda dekadës tjetër.
Rama, në Kongresin Ndërkombëtar të Nanoteknologjisë, theksoi se do të kërkohen partneritete me universitete europiane dhe institute kërkimore.
“Ky investim në arsim s’ka të bëjë vetëm me prodhimin e shkencëtarëve a inxhinierëve, por krijimin e një hapësire për njerëzit të mendojnë në mënyrë novatorësh, një brez që të çojë përpara ekonominë shqiptare e qeverisjen shqiptare”, theksoi ai.
Edi Rama: Ne duhet dhe mundemi të harmonizojmë arsimin e lartë më strategjinë tonë për inovacionin, nga klasat, laboratorët, start-up.
Ky s’është luks apo diçka e veçantë, por nevojë e së tashmes.
Vizioni ynë është që brenda dekadës tjetër çdo ri shqiptar që aspiron të studiojë teknologjinë e së ardhmes të mund ta bëjë këtu në shtëpi.
Ne do të kërkojmë partneritete me universitete europiane dhe institute kërkimore, duke u siguruar që kurrikula jonë të përputhet me standardet më të larta europiane, është punë që ka nisur dhe po shohim hapat e parë.
Po kështu po shohim edhe rezultatet e para që janë inkurajuese.
Ky investim në arsim s’ka të bëjë vetëm me prodhimin e shkencëtarëve a inxhinierëve, por krijimin e një hapësire për njerëzit të mendojnë në mënyrë novatorësh, një brez që të çojë përpara ekonominë shqiptare e qeverisjen shqiptare.
Shqipëria është shumë e angazhuar në shkencë të përkthehet në përparim të prekshëm në llogaridhënie për të rinjtë tanë.
Ky është vend i hapur e miqësor, fjala “mirë se erdhët” është në përputhje të përkryer me atë që mund të presësh kur vjen në këtë vend.
Ndaj mirë se erdhët.