U dh*nua nga fqinjët për shkak të pronave, rrëfehet 50-vjeçari: Më rrahën në sy të gruas dhe nipit, erdhën në shtëpinë time me leva dhe…

Një 50-vjeçar i cili është dhunuar në banesën e tij nga fqinjët, rrëfeu sot për emisionin “Me Zemër të Hapur” të moderatores Evis Ahmeti momentte e tmerrit që kaloi nga dhuna barbare e fqinjëve të tij.

Ai tha se u dhunua barbarisht nga fqinjët e tij për shkak të sherrit për prona. Burri tha se fqinjët erdhën të armatosur dhe se e kanë qëlluar me leva.

50-vjeçari i dhunuar: Jam dhunuar në banesën time në sy të gruas dhe nipit 8 vjeç, që kaloi traumë të rëndë. Unë isha në banesën time, pasi kisha bërë konflikt me një nga djemtë e këtij personi, sepse kishte kaluar në pronat e vëllait. Shkoi vëllai i vogël dhe i tha mos kalo, i kam thënë edhe unë, por nuk merr vesh. Kishin përgatitur skemën, erdhi babai i tyre në fillim, erdhën dhe djemtë e fqinjit të armatosur, me leva më goditën, më lanë pa ndjenja. Kaq 2 minuta zgjati historia.

Ky kishte kaluar te toka jonë dhe kishte bërë dëme në ullishte. Jemi ofenduar me njëri-tjetrin. Jemi fqinj, jemi rreth 1 kilometër larg dhe neve këtu kemi jetuar gjithë kohës. U shtriva në tokë i gjakosur. Më kanë thënë se “ne kemi miq nga Vlorë në Tiranë”. Madje, më tha që edhe të vrasim fizikisht. Erdhi vëllai dhe bashkëshortja të më ngrinin nga toka, pasi isha bërë me gjak dhe më dhanë ujë.