I penduari i drejtësisë, Erion Alibej, zbuloi sot në seancën gjyqësore detaje nga vrasja e Regis Runajt, ngjarje e ndodhur në vitin 2020.
Regis Runaj, mik i ngushtë i Emiljano Ramazanit u gjet më 29 korrik 2020 i vdekur pranë varrezave në lagjen “Emin Matraxhiu” në Elbasan. Ai u vra me thikë dhe më pas trupi i tij u hodh buzë rrugës afër varrezave të qytetit.
Lidhur me vrasjen Alibej tha sot se ishte vetë ai që urdhëroi ekzekutimin e Runajt, ndërsa Xhuliano Hoxha ishte ekzekutori.
Alibej zbuloi se i premtoi Xhuliano Hoxhës 30 mijë euro për vrasjen e Runajt.
“Për Regis Runajn dhë shërbimet që ka bërë i kisha premtuar Xhulianit 30 mijë euro. Ia kam dhënë pjesë pjesë, madje e kam kaluar shumë herë. Kur u arrestua i kam çuar bashkëshortes së tij 25 mijë euro”, tha Alibej.
Gjithashtu Alibej tha se e këshilloi Xhuliano Hoxhën ta kryente vrasjen pa shumë zhurmë dhe me thikë.
“Unë i kam thënë, mundohu ta bësh me thikë, që të mos bësh shumë zhurmë. Ishin edhe shokë dhe nuk doja të bëhej zhurmë, edhe kështu veproi. Xhuliano Hoxha ra dakord direkt ta bënte. Nuk e mbaj mend mirë nëse vrasjen e dëgjova në radio, apo ma komunikoi Xhuliani në fillim”, tha Alibej.
Gjithashtu ai zbuloi se se çfarë i tha Hoxha pas vrasjes së Runajt.
“Xhuliano më tha, se kishte cuar makinën tek një garazh afër varrezave. Pastaj ka veshur një palë kominoshe dhe pasi ka kaluar nëpër ca ferra. Nuk e di ca filmash kishte parë Xhiliano. Pastaj ka pritur Regisin, se e dinte që do vinte. Pastaj, kur ka ardhur Regisi më tha që e masakroi me thikë. Më iku truri, më tha, mu d’uk sikur po qëlloja Mikael Qosen”, tha Alibej.
Pjesë nga dëshmia
Alibej: Unë i kam thënë, mundohu ta bësh me thikë, që të mos bësh shumë zhurmë. Ishin edhe shokë dhe nuk doja të bëhej zhurmë, edhe kështu veproi. Xhuliano Hoxha ra dakord direkt ta bënte. Nuk e mbaj mend mirë nëse vrasjen e dëgjova në radio, apo ma komunikoi Xhuliani në fillim.
E kam takuar të nesërmen Xhulianon. Mesa kujtoj ka qenë edhe shoku i tij i ngushtë. Të nesërmen, ose pas dy ditësh. E takova pasi doli nga komisariati. Me tregoi si kishte ndodhur ekzekutimi. Kur më morën në pyetje, tha, ishte edhe motra e Regisit.
Sipas tij, i ishte afruar. I kishte thënë, ke të fala nga Mikaeli. I kishte thënë, thuaj sa lekë do, vetëm të flasësh për Erionin.
Xhuliano më tha, se kishte cuar makinën tek një garazh afër varrezave. Pastaj ka veshur një palë kominoshe dhe pasi ka kaluar nëpër ca ferra. Nuk e di ca filmash kishte parë Xhiliano. Pastaj ka pritur Regisin, se e dinte që do vinte.
Pastaj, kur ka ardhur Regisi më tha që e masakroi me thikë. Më iku truri, më tha, mu d’uk sikur po qëlloja Mikael Qosen.
Për Regis Runajn dhë shërbimet që ka bërë i kisha premtuar Xhulianit 30 mijë euro.
Ia kam dhënë pjesë pjesë, madje e kam kaluar shumë herë. Kur u arrestua i kam çuar bashkëshortes së tij 25 mijë euro.
Xhuliano Hoxha shoqërohe Për informacionet që më jepte Xhuliano i kam thënë, të më bënte një listë, pasi kishte emra, targa makinash. I thashë, më bëj një listë.
Atë listë ja kam çuar Leonard Palushit. Xhuliano nuk e ka njohur kurrë Nuredinin. Nuk kanë pasur asnjë kontakt. Unë Xhulianos i lidha një avokat nga Vlora. Unë atë merak kisha, që ai të mos fliste me drejtësinë, sepse ai bënte ato presionet.
Si u hartua plani për vrasjen e Regis Runaj
“Euglen Halili, ka deklaruar se pasi Emiljano Ramazani është vrarë, disa ditë më pas, Xhuliano i kishte thënë: ‘Tani i erdhi ora Regit (për Regis Runaj)…dhe se ‘Lali’ (Erion Alibej) do ta heqim qafe Regin me thikë dhe jo me armë. Unë Regisin e kam njohur gjatë karantinës të vitit 2020”, thuhet në dosjen hetimore.
Pas vrasjes së Emiljano Ramazanit, radhën e kishte Regis Runaj. i cili ishte siç thamë djali i hallës së Mikael Qoses, një tjetër personazhi të përfshirë në grupin që kishte qëlluar ndaj njerëzve të familjes Alibej.
Ky është edhe momenti kur Erion Alibej, përgatit një listë të gjatë me viktima.
Kështu erdhi edhe vrasja mizore e Regis Runaj. i cili ndërsa u thirr në kurth, u qëllua për vdekje me thikë në qafë në varrezat e qytetit te Elbasanit.
Dosja Hetimore
Euglen Halili, ka deklaruar se pasi Emiljano Ramazani është vrarë, disa ditë më pas, Xhuliano i kishte thënë: ‘Tani i erdhi ora Regit (për Regis Runaj)…dhe se ‘Lali’ (Erion Alibej) do ta heqim qafe Regin me thikë dhe jo me armë. Unë Regisin e kam njohur gjatë karantinës të vitit 2020.
Ndërsa Xhuliano e ka njohur më parë. Por që të mos bija në sy unë me Regisin kam filluar të shoqërohem nga muaji mars deri ditën që është vrarë.
Këto dëshmi u përforcuan edhe nga bashkëjetuesja e Xhuliano Hoxhës.
E cila përpara grupit hetues tha se Xhuliano dhe Eugleni ishin njohur me njëri-tjetrin për shkak të një marrëdhënie biznesi që kishin prindërit e tyre.
Ndërsa Xhuliano e njihte ‘Lalin e Madh’, në këtë rast Erion Alibej, për shkak se i kishin pallatet përballë.
I cili kishte një problem me një person të quajtur Emiljano, kjo për shkak të vrasjes së vëllait të tij.
Ky dikush tjetër siç thamë ishte Regis Runaj.
I cili u vra, më datë 29 Korrik 2020.
Pra 7 ditë, pasi Erion Alibej dhe të tijët kryen ekzekutimin e Emiljano Ramazanit.