Nga sot ndryshon pagesa e taksave të mjeteve, ja çfarë duhet të dini

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar një risi të rëndësishme që prek të gjithë pronarët e automjeteve në vend.

Që nga dita e sotme, pagesa e taksave të mjeteve do të bëhet online, duke u larguar nga procedurat tradicionale.

Kreu i qeverisë shpërndau lajmin në rrjetet sociale, duke publikuar edhe një video ilustruese për të shpjeguar mënyrën e re të pagesës. “MIRËMËNGJES dhe me një tjetër shërbim të ri, që nis nga sot, pagesa e taksave të mjeteve ONLINE në e-Albania, ju uroj një ditë të mbarë,” shkroi Rama.

Ky ndryshim është pjesë e përpjekjeve të qeverisë për të dixhitalizuar shërbimet publike, duke synuar lehtësimin e procedurave dhe shkurtimin e radhëve për qytetarët.