Vijon në GJKKO seanca në kuadër të “Plumbit të Artë”.
Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar dëshminë e të penduarit të drejtësisë Erion Alibej, i cili ka deklaruar se Regis Runajn e njihte si informator të vëllezërve Çopja dhe Mikael Qoses. Sipas tij këto janë personat të cilët kanë eliminuar një familjarin e tij.
“Urdhrin për ekzekutimin e Runajt e kam dhënë unë. Kam folur për këtë me Nuredin Dumanin dhe ai më tha, më thuaj dhe e mbarojmë. Është ky komunikim. Vrasjen do ta kryente Xhuliano Hoxha”, tha ai.
Sipas Alibejt, ai ka kërkuar që vrasja të kryhej me thikë dhe jo me armë zjarri, në mënyrë që të mos kishte zhurmë. Ky kusht është pranuar nga Hoxha i cili ka pranuar menjëherë të jetë ai autori i vrasjes së Regis Runajt.
“Për Regis Runajn dhe shërbimet që ka bërë i kisha premtuar Xhulianit 30 mijë euro. Ia kam dhënë me pjesë, madje e kam kaluar shumë herë. Kur u arrestua i kam çuar bashkëshortes së tij 25 mijë euro. Xhuliano Hoxha shoqërohej gjithë kohën me Eugen Halilin. Nuk di që Halili të ketë pasur telefon të kriptuar. Për informacionet që më jepte Xhuliano i kam thënë, të më bënte një listë, pasi kishte emra, targa makinash. I thashë, më bëj një listë”, tha ai.
Alibej ka sqaruar edhe faktin që Hoxha nuk njihej me të penduarin tjetër të drejtësisë Nuredin Dumani dhe nuk kanë pasur bashkë asnjë kontakt. Ndërsa ka shtuar se e ka njohur Hoxhën me një avokat pasi kishte frikë se do të dliste në lidhej me ngjarjen.