“Burrat janë më të rehatuar në mendim, më vjen keq por…”, Rama: Mbështetja për gratë dhe vajzat, investimi më i frytshëm! Djemtë të mos…

Sot (1 tetor) u firmos e marrëveshja mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) dhe Universitetit Politeknik të Tiranës, për mbështetjen dhe përgatitjen e studentëve përmes praktikave të paguara të punës, me qëllim aftësimin e tyre profesional, si dhe njohjen nga afër në terren me të gjitha proceset e zhvillimit të infrastrukturës.

Gjatë fjalës së tij kryeministri, Edi Rama, u ndal te barazia gjinore dhe mbështetje e qeverisë për fuqizimin e grave dhe vajzave.

Rama tha se investimi te gratë dhe vajzat është investimi më i duhur dhe më i frytshëm që mund të bëhet në kuadër të barazisë gjinore.

Me batutë Rama u bëri thirrje djemve dhe burrave të mos dekurajohen nga mbështetja për gratë e vajzat.

Edi Rama: Djemtë të mos dekurajohen nga mbështetja për vajzat, burrat mos ta humbasin durimin nga mbështesta për gratë. Mbështetja për gratë dhe vajzat është investimi më i duhur dhe më i frytshëm , investim që qoftë edhe për inat ti motivojë burrat se përgjithësisht janë mëanë gratë dhe vajzat. Si përfaqësues i gjinisë më të dobët me vjen keq që bashkëvuajtësit të pranojnë që gratë janë më të forta se ne.