“Po ta rrit fëmijën një person me ngjyrë”— Getinjo i reagon menjëherë komentit të ndjekësit

Reperi i njohur Getinjo ka reaguar në një video live në TikTok pas komenteve që kanë qarkulluar në rrjetet sociale lidhur me raportin e vajzës së Mozzik dhe Loredanës, Hanës, me bashkëshortin e këngëtares, futbollistin Karim Adeyemi.

Hana, e cila shfaqet shpesh pranë Adeyemit, ka krijuar një lidhje të veçantë me të, duke marrë edhe dedikime publike nga futbollisti. Kjo ka sjellë reagime të ndryshme, mes tyre edhe disa komente negative për shkak të ngjyrës së lëkurës së Adeyemit.

Getinjo ka mbështetur publikisht futbollistin, duke theksuar se Hana gjithmonë e ka derën e hapur te babai i saj, por kujdesi që ka treguar Adeyemi për mbesën e tij meriton respekt.

“Shkon një faleminderit që kujdeset për mbesën time, se nuk e ka borxh ai të kujdeset, po mbesa ime është me nënën e vet,” tha ai.

Ai gjithashtu dënoi gjuhën raciste që është përdorur ndaj futbollistit, duke e cilësuar të padrejtë dhe të dëmshme, ndërsa shtoi se raporti i Hanës me Adeyemin duhet parë si një shembull pozitiv i kujdesit dhe dashurisë.