Këshilli i Ministrave ka publikuar disa ndryshime në kabinetin qeveritar, që përfshijnë ministritë e Jashtme dhe të Financave.
Lëvizjet përfshijnë lirime nga detyra dhe emërime të reja në postet e zëvendësministrave.
Miriam Shyti është emëruar zëvendësministre për Evropën dhe Punët e Jashtme, ndërsa Endrit Yzeiraj, i cili mbante këtë post, është liruar nga detyra dhe emëruar zëvendësministër i Financave.
Ndërkohë, Erjona Bejleri, zëvendësministre aktuale e Financave, është liruar nga kjo detyrë.
Njoftimi nga Keshilli i Ministrave
Janë bërë disa ndryshime në përbërjen e institucioneve.
-Miriam Shyti emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.
-Endrit Yzeiraj, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Financave
-Erjona Bejleri, zëvendësministër i Financave, lirohet nga kjo detyrë