Një trup i pajetë është gjetur këtë të enjte në afërsi të hidrovorit të Tales, në Lezhë.
Banorë të zonës kanë konstatuar trupin dhe kanë njoftuar menjëherë policinë.
Forcat e rendit ndodhen aktualisht në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.
Ende nuk është bërë i ditur identiteti i viktimës, ndërsa mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për një aksident, vrasje apo ndonjë ngjarje tjetër.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e personit dhe sqarimin e plotë të rastit.