Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se të gjitha kantieret e ndërtimit në vend do të monitorohen me dronë dhe kamera në kohë reale për të kontrolluar zbatimin e projektit.
Në një konferencë për shtyp nga Kryeministria, Rama u shpreh gjithashtu se do të merren masa për këdo që ndërron destinacionin e një njësie pa një leje përkatëse, duke iu referuar bizneseve që operojnë në pallate.
“Arkitektit i hiqet licenca për 5 vite dhe nuk mund të ushtrojë profesionin.
Një pikë tjetër 3shtë monitorimi i territorit me kamera dronë dhe sisteme GPS për kontrollin në kohë reale te zbatimit të lejeve të ndërtimit, në të gjitha kantieret e ndërtimit. I gjithë procesi ndiqet në kohë reale.
Një tjetër masë është krijimi i fondit të gjelbër që parashikon që subjektet ndërtuese duhet të caktojnë një raport të caktuar pemësh në raport me sipërfaqen e banorëve, që do të përcaktohet me VKM.
Ky ëhstë një plan për të cilën do të krijohen fidanishte publike ku subjektet do të sjellin pemët. Do të ketë një katalog me parametrat e përcaktuara. Kush ndërton më shumë do të mbjellë më shumë pemë.
Kemi marrë një tjetër masë ndalimi i ndryshimit të destinacionit të një objekti pa një leje përkatëse.
Dhuna e gjumit u bie mbi furrë ose mbi sharrën e Shabanit, nga personat që nuk janë të përcaktuar fare të zhvillojnë një aktivitet aty ku ka familje.
Aktivitetet duhet të jenë me leje dhe duhet të jenë të natyrave që nuk shqetësojnë banorët e pallatit”, tha ai.