Kryabashkuaku i Vaut të Dejës është paraqitur sot (3 tetor) në SPAK.
Burime bëjnë me dije se SPAK do t’i komunikojë kryebashkiakut të Vaut të Dejës akuzën për korrupsion në zgjedhje
Kujtojmë se një ditë pas zgjedhjeve të 11 Majit, celulari i Shkrelit u sekuestrua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
Asokohe Shkreli tha për Neës24 se “jam i gatshëm për bashkëpunim me të gjitha instancat shtetërore.”
“Unë jam në krye të detyrës, jam i gatshëm për bashkëpunim me të gjitha instancat shtetërore dhe ata të bëjnë punën e vetë, ne po bëjmë punën për të cilën na ka votuar populli”, deklaroi ai.
Gjithashtu me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, u sekuestruan edhe celularët e disa mbështetëse të PDS-së, pasi ka dyshime se u përfshinë në shit-blerjen e votës në Qarkun Shkodër.