Përplaset makina në Rrugën e Kombit, plagoset rëndë shoferi! Dërgohet tek Trauma në Tiranë për ndërhyrje të specializuar

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Rrugën e Kombit, ku një automjet raportohet se ka dalë nga rruga duke u përplasur.

Si pasojë e aksidentit, është plagosur drejtuesi i mjetit, i cili fillimisht është dërguar në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Kukësit.

Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, i plagosuri është nisur drejt Tiranës për një ndërhyrje të specializuar mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.