Rama: Çdo zaptim toke do të dënohet me burg, edhe për parkimet

Kryeministri Edi Rama prezantoi në një konferencë për mediat nga Kryeministria masat e marra nga qeveria për forcimin e kontrollit mbi territorin.

Rama theksoi se do të ketë masa të rrepta ndaj të gjithë zaptuesve të hapësirave publike dhe punonjësve të shtetit që nuk konstatojnë ndërtimet pa lejë në hapësirën publike.

“Ndërkohë që në territor leja është shkelur rëndë, në Bashki aktet e konstatimeve janë në rregull… për këto raste, masa për këta punonjës, është shkarkim nga detyra, ndjekje penale dhe përjashtimi nga administrata. Do të ketë masa me burg, nëse ndërtoni pa leje, apo dhe bëni një parkim të jashtëligjshëm. Burgimi është më i gjatë nëse ndërtoni në vendet që janë nën mbrojtjen e shtetit. Dhe në rastet kur ndërtimet pa leje bëhen nga punonjës të shtetit, apo ka bashkëpunime nga ata që duhet t’i ruajnë këto territore, dënimi është i gjatë”, tha ai