U gjet i vrarë me armë zjarri në Tale: Zbulohet se viktima ishte pajisur tri herë me urdhër-mbrojtjeje

“Detaje të reja nga vrasja e 65-vjeçarit në Lezhë: Viktima kishte tre urdhra mbrojtjeje nga i biri

Viktima e vrasjes së mbrëmshme në Lezhë, 65-vjeçari Gjergj Tusha, rezulton se ishte pajisur me tre urdhra mbrojtjeje nga i biri gjatë viteve të kaluara.

Në vitin 2020, ai kishte kërkuar urdhër mbrojtjeje për dhunë psikologjike nga djali.

Në vitin 2022, kishte kërkuar urdhër mbrojtjeje për dhunë fizike dhe psikologjike.

Në vitin 2023, djali i tij u arrestua për dhunë ndaj të atit.

Viktima u gjet i vrarë mbrëmjen e djeshme në bregun e lumit Mat, në Lezhë, me shenja dhune dhe një plagë që dyshohet të jetë shkaktuar nga arma e zjarrit. Trupi i tij u gjet pas një denoncimi nga vajza e viktimës, e cila njoftoi se kishte humbur kontaktet me të.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë dhe ato të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, po kontrollojnë në zonë me qëllim kapjen e autorit/ve”-njofton policia.