Në kuadër të operacionit policor të koduar “SCAMS”, Forcat e Rendit kanë goditur një tjetër Call Center në Tiranë që merrej me mashtrimin e qytetarëve evropianë përmes investimeve në bursa fiktive. Gjatë këtij operacioni janë arrestuar dy persona dhe janë proceduar penalisht 38 të tjerë, ndërsa janë sekuestruar shuma të mëdha parash, pajisje elektronike dhe dokumente të ndryshme.
Në Tiranë, në rrugën “Bardhok Biba”, gjatë operacionit të koduar “SCAMS” janë arrestuar në flagrancë Kejsi Përgjegji, 28 vjeç, dhe Marjus Hysa, 38 vjeç; janë proceduar penalisht 38 punonjës; janë sekuestruar 65,210 euro nga ambientet e subjektit, 41,500 euro dhe 700,000 lekë të reja nga banesa e Marjus Hysës, dhe gjithsej 106,710 euro dhe 700,000 lekë të rinj. Po ashtu janë sekuestruar 51 njësi kompjuterike, 14 aparate celularë, lista me emrat e klientëve dhe shumave të përfituara, si dhe dokumente që përmbanin objektivat dhe bonuset e operatorëve.