Një ngjarje e paprecedentë u zbulua në Fier falë një emisioni investigativ.
Policia ka arrestuar dy persona të identifikuar si V. Y., 40 vjeç dhe A. Gj., 40 vjeçe, të dy banues në Grecalli, pasi kanë kryer marrëdhënie sek*uale në prani të fëmijëve të mitur.
“Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi V. Y dhe shtetasja A. Gj., kanë kryer marrëdhënie sek*uale në prezencë të 3 fëmijëve të mitur të vëllait të shtetases A. Gj”, njoftoi sot policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.