“Jo vetëm ata që identifikojnë zjarret”, Rama njofton: Do t’i mbjellim pyjet me dron

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri në fushën e Mbrojtjes Civile, duke vënë në fokus përforcimin e kapaciteteve teknologjike dhe rigjenerimin e territorit të dëmtuar nga zjarret. Aktiviteti u zhvillua në Farkë, në prani të ministrit të Mbrojtjes Pirro Vengu, ministres së Brendshme Albana Koçiu dhe ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo.

Në fjalën e tij, Rama tha se qeveria është duke punuar për ngritjen e një flote dronësh që do të identifikojnë në kohë reale zjarrvëniet në pyje. Ai shtoi se po vlerësohet gjithashtu përdorimi i dronëve për mbjellje automatike, si pjesë e një strategjie për ripërtëritjen e territorit të dëmtuar nga flakët.

“Jemi duke punuar për të ngritur flotën e dronëve që do të identifikojnë zjarrvënien në pyje dhe jemi duke vlerësuar dhe dronët që do të bëjnë mbjellje, sepse është dhe ky element i rëndësishëm që të mendojmë për ripërtëritjen e territoreve nga zjarret,” – u shpreh Rama.