Kryedemokrati Sali Berisha ka lënë të hapur mundësinë se kandidati për Bashkinë Tiranë të mos jetë nga radhët e PD-së, duke theksuar se kështu shanset janë më të mëdha për më shumë elektorat.
“Për Tiranën ngrita delegacion me misionin për eksploruar me aleatët tanë modelin, a mund të gjenim një model ku të ishim të bashkuar si opozitë”, theksoi Berisha.
Ai u shpreh se PD ka kandidatura shumë të mira që e kanë shfaqur dëshirën e tyre publikisht, por shtoi se fokusi është rekordi elektoral.
“Përpjekja jonë për të arritur në një ujdi me forcat tjera opozitare nuk ka asnjë lidhje me problemin e kandidatëve tanë të shkëlqyer, por me rekordin elektoral”, deklaroi kryedemokrati.
Sali Berisha: Duhet të vlerësojmë pjesëmarrjen në Tiranë dhe degët e tjera.
Për Tiranën ngrita delegacion me misionin për eksploruar me aleatët tanë modelin, a mund të gjenim një model ku të ishim të bashkuar si opozitë.
Disa e kanë shprehur haptas, disa të tjerë, jo që do të preferonin një përfaqësues një kandidat të themi të pavarur e të mbështetur nga opozita në mënyrë që shanset të jenë më të mëdha.
Propaganda e PS-së për të mbuluar shkallën e lartë të inkriminimit, Ogerta Manastirliun, asaj sa nuk i ra të fikët kur Rama i njoftoi se do të jetë një kandidate.
U transformua nga një garë me Lubinë dhe Elizën, kësaj i iku fytyra, i di mëkatet që ka. E di se janë 20 mijë shpirtra, shumë prej të cilëve mund të ishin gjallë.
E di se jo vetëm që nuk bëri asgjë për shëndetin e grave, por kreu krime kundër njerëzit duke i privuar nga ilaçet e kimioterapisë.
Si mund të pretendosh që PD nuk ka kandidat karshi një personi e cila ka kryer kundër njerëzimit ndaj të sëmurëve kur ishte Ministre e Shëndetësisë.
Ne kemi kandidatura shumë të mira, kanë shfaqur dëshirën e tyre publikisht.
Përpjekja jonë për të arritur në një ujdi me forcat tjera opozitare nuk ka asnjë lidhje me problemin e kandidatëve tanë të shkëlqyer, por me rekordin elektoral. Disa do të donim kandidatë brenda nesh, të tjerë jashtë. Aplikimi i modelit tjetër është përfillje më e madhe për elektoratin dhe ka shanse më të mëdha. Nuk janë bërë diskutime për kandidatura nga përfaqësuesit tanë, por për modelin që do të bashkonte më shumë spektrin opozitar në kandidaturën e Tiranës.
Asnjë takim nuk është bërë për kandidatura, por për modelin, kanë qenë të hapur, kanë shprehur mendimin e tyre. Ju ftoj të përqendrohemi në një përgjigje, koha është e ngushtë, e shkurtër, por duke pasur parasysh se nga PS është një nga eksponentët e krimit, do ta konsiderojmë nëse mund të përgatitet një dosje për gjykatën ndërkombëtare.