Analisti Andi Bushati ka shpjeguar edhe arsyen se, pse ai beson që doli fotografia e Edi Ramës me Charles McGonigal në këtë moment.
Fotoja në fakt u publikuar pas komenteve tallëse të Edi Ramës ndaj presidentit Trump në takimin politik në Danimarkë, ndërsa Bushati u shpreh se, kjo foto u nxor që ti kujtojnë Ramës se cili është në të vërtetë.
‘Në fakt kjo foto është publikuar edhe më parë nga ish e dashura e Charles McGonigal, në atë hakmarrjen e saj ndaj të dashurit tradhtar.
Problemi pra nuk është tek fotoja, por problemi është që, një njeri megjithëse nuk është në funksion, por i galaksisë që rrotullohet rreth Trumpit, kujtohet se kryeministri i këtij vendi, është shoku i McGonigal, miku i McGonigal dhe si kundërpërgjigje për deklaratat e Ramës, riboton këtë foto.
Pra kush është konkluzioni që mund të nxjerrim?
Është se njerëz shumë pranë Trump nuk ja kanë harruar Ramës të gjitha ato që ka bërë, dhe dosjet e tij mbahen në një sirtar. Se cili do të jetë çmimi për shqiptarët që këto dosje të mos dalin nga sirtari, fatkeqësisht vetëm një Sazan kemi ne dhe Rama nuk ka në dorë një ishull të dytë për të mbyllur prap gafat që bën gjatë ushtrimit të pushtetit’, u shpreh Andi Bushati