Një vajzë në moshë të mitur përfundoi në spital pak minuta më parë me plagë serioze si pasojë e rënies nga lartësia.
Ngjarja ndodhi sot rreth orës 15:20, në lagjen nr. 14, raporton noa.al.
Policua lokale hedh dyshime se vajza është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte.
E mitura, ende pa mbushur 14 vjeçe, aktualisht po merr mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit. /noa.al
