IKMT ka ndërrmarrë një aksion për shembjen e një godine në Kombinat ku operojnë 12 biznese.
Administratori i objektit, për News24, u shpreh se u lajmërua dy ditë më parë se godina do të shembej, duke theksuar se ishte tentuar edhe 3 vite më parë.
“thMë anë “shko tako shefin”. I thashë që s’takoj asnjë shef. Kjo ndodh për shkak se nuk pranoj korrupsion, mbaj përgjegjësi penale”, deklaroi administratori.
Ai theksoi se vendimi për prishjen e qendrës së bizneseve është marrë për shkak se nuk ka pranuar të paguajë lekët.
“Shefi para 3 viteve na kërkoi 200 mijë euro, Mariglen Qato që të mos prishej objekti, si bakshish, por ne nuk pranojmë korrupsionin. Para disa muajsh erdhën inspektorë këtu na kërkuan 50 mijë euro për fushatë, erdhën në emër të IMT-së”, u shpreh Administratori.
Ai shtoi se godina do të prishet për të ndërtuar pallate, ndërsa i bëri thirrje shtetit “të veprojë mbi këta banditë të IMT-së”.
“Dy inspektorë të IMT më kanë ardhur dje në një drekë varrimi me rrugaçërinë më të madhe më lanë një copë letër dhe më thanë që pas dy ditësh do të shembet objekti, Shkoj i takoj tek shkallët i them kush jeni, më thanë ‘jemi korrierë na ka çuar shefi”. Shefi para 3 viteve na kërkoi 200 mijë euro, Mariglen Qato që të mos prishej objekti, si bakshish, por ne nuk pranojmë korrupsionin. Para disa muajsh erdhën inspektorë këtu na kërkuan 50 mijë euro për fushatë, erdhën në emër të IMT-së.
Pasi bëmë pardje fjalë që u thashë nuk u paguaj asnjë lekë, më thanë “shko tako shefin”. I thashë që s’takoj asnjë shef, por do të kontaktoj Kryeministrin. Kjo ndodh për shkak se nuk pranoj korrupsion, mbaj përgjegjësi penale.
Çdo gjë është e deklaruar në shtet, 11 mijë euro i jap bankës kredi. Kjo pronë për 11 vite nuk është më e imja, por e bankës. Po prishet për të ndërtuar pallate, nga 5D. Para 3 vitesh shpëtuam nga shembja sepse njoftuam kryeministrin. Mbaj përgjegjësi penale për akuzat që bërë se na kanë kërkuar bakshish.
Shteti të veprojë mbi këta banditë të IMT-së”, tha ai.