Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Collaboration”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.
Operacioni u bazua në informacionet e siguruara në rrugë operative, sipas të cilave tre të rinj po përgatiteshin të shpërndanin lëndë narkotike në zonën e Kamzës.vSi rezultat i operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i tre të rinjve:
-S. C., 22 vjeç
-R. Gj., 22 vjeç
-Një shtetas i mitur, 17 vjeç
Të dyshuarit u ndaluan në rrugën “Azem Galica” në Kamëz, ku gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë u gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, që dyshohet se do të shitej në këtë zonë.
Nga hetimet paraprake ka rezultuar se lënda narkotike ishte siguruar nga shtetasi S. C., ndërsa gjatë kontrollit në banesën e 17-vjeçarit, u zbulua një tjetër sasi kanabisi, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me 3 aparate celular.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme ligjore.
Policia e Tiranës thekson se operacionet për goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike do të vijojnë pa ndërprerje.