DETAJE/ Vrasja e dyfishtë në Greqi, autori qëlloi për vdekje pronarin 70-vjeçar të një kampingu dhe punonjësin shqiptar rreth të 50-ave

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:30 në zonën turistike të Foinikountës, në Mesinia, ku dy persona u vranë me armë zjarri brenda një kampingu që është aktualisht në funksion.

Sipas të dhënave paraprake, viktimat janë pronari 70-vjeçar i kampingut dhe një mik i tij, rreth 50-55 vjeç, i cili punonte si përgjegjës i mirëmbajtjes në biznes.

Ngjarja ndodhi brenda recepsionit të kampingut, kur një person i panjohur hyri në ambient dhe qëlloi për vdekje pronarin, që ndodhej aty në atë moment. Sulmi ndodhi para syve të 55-vjeçarit, i cili tentoi të largohej, por autori e qëlloi edhe atë për vdekje.

Pas krimit, autori u largua menjëherë, ndërsa banorët e zonës lajmëruan policinë. Forcat e rendit mbërritën shpejt në vendin e ngjarjes dhe gjetën dy trupat e pajetë të mbuluar me gjak në recepsionin e kampingut.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se arma e përdorur ishte një karabinë (shotgun). Njësia për Hetimin e Krimeve të Rënda në Mesinia ka nisur mbledhjen e provave dhe dëshmive, në përpjekje për të identifikuar autorin dhe motivin e krimit.

Burime për MessiniaLive bëjnë me dije se autori i dyshuar dhe viktimat njiheshin më parë, dhe se mes tyre kishte pasur një konflikt serioz gjatë verës, por pa pasoja ligjore në atë kohë.

Ngjarja ndodhi në një moment kur kampingu është i hapur dhe po pret pushues, si pjesë e sezonit turistik në rajon. Kampingu nuk është i vetmi në zonë, çka rrit shqetësimet për sigurinë e turistëve dhe komunitetit lokal.

Policia është në kërkim të autorit, i cili vazhdojnë të jetë në arrati, ndërsa hetimet janë në fazë intensive.