Një autobus është përfshirë nga flakët sot pasdite rreth orës 16:16 në vendin e quajtur ‘Qafa e Duhlës’ në rajonin e Prizrenit. Autobusi ka marrë flakë derisa ishte në lëvizje.
“Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitet e policisë dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Zjarri është lokalizuar dhe shuar me sukses”, thotë zëdhënësi i Policisë së Prizrenit, Shaqiri Bytyqi.
Ai ka shtuar se sipas të dhënave fillestare si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa persona të lënduar nuk ka.
“Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse policore për të përcaktuar shkaqet”, ka thënë Bytyqi.