Një person i armatosur përplasi me makinë disa persona në Sauk, një efektiv në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë është shënuar diten e sotme (5 tetor) në zonën e Saukut, në Tiranë, ku një person i armatosur që po ndiqej nga policia ka përplasur me makinë disa mjete të tjera, ndërkohë kanë mbetur të plagosur nje efektiv dhe bashkëshortja e tij që po udhëtonin me motor.

Sipas burimeve paraprake, autori dyshohet se mbante armë me vete.

Si pasojë e përplasjes, është plagosur një efektiv i policisë dhe bashkëshortja e tij, të cilët janë dërguar me urgjencë në spital.

Menjëherë pas ngjarjes, forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe janë vënë në ndjekje të autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe motivit të këtij akti të rëndë.