“Si nuk të pyeti?”- Rama në Podcast me Manastirliun: Ti do jesh kryetarja e re e Bashkisë së Tiranës, si e ndjen këtë barrë mbi supe

Rikthehet podcasti i Kryeministrit Edi Rama, ‘Flasim’.
Në një postim në Facebook, Rama njofton se episodi i parë do të transmetohet nesër 5 tetor, dhe se e ftuara e parë do të jetë kandidatja e PS për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu.

Nga video e shkurtër që Rama ka ndarë në Facebook, kuptohet se tema kryesore e intervistës me Manastirliun do të jetë kandidatura e saj për zgjedhjet e pjesshme të 9 Nëntorit që do të mbahen në Tiranë, pas shkarkimit të Erion Veliajt.

Pjesë nga biseda e Ramës dhe Manastirliut

Edi Rama: Në këtë episod të parë Ogerta Manastirliu

Ogerta Manastirliu: Kam lindur në Tiranë me shumë njerëz përreth. Një kohë të madhe e kam shpenzuar në korridoret e Teatrit të Operasdhe Baletit. E shihja kiminë si për bashkimin e llogjikës dhe e dyta të imagjinatës.Edi Rama: Ti do jesh kryetarja e re e Bashkisë së Tiranës, si e ndjen këtë barrë mbi supe?