Të parin “hiq”…/ Përgjimet në SkyECC, “Rrumi”: O vlla duhen 10 viktima mrena vitit, (Lista e kundërshtarëve…)

Sigurohen detaje ekskluzive nga dosja e Prokurorisë së Posaçme në lidhje me përgjimet në SkyECC të grupit kriminal të Aleksandër Lahos,të njohur ndryhse dhe si “Rrumi i Shijakut”.

Në përgjime theksohet se si Rrumi kërkonte eliminimin e kundërshtarëve, ndërsa në këmbim premtonte prona në bregdet.

Në listën e kudnërshtarëve për t’u eliminuar ishin Lulzim Berisha, pastaj Mond Cekiçi dhe Plarent Dervishaj, ndërsa thekson se i pari në listë për t’u eliminuar është Çekiçi, pasi tjetër që vijnë pas këtyre të treve janë të parëndësishëm.

Aldo Avdyli i përgjigjet: “Po je fiks fare e vlla… Kjo esht sta fut njeri ty per terren… E per men… Po ka maru ata jan…….. Po lul ceke them un….. Lulit….. I bim direkt….. Ai e don… Vetem venose ti…”.

Rrumi i shkruan te heqin Edmond Çekiçin të pari, pasi e konsideron si trurin në terren të grupit kundërshtar.

“O vlla duhen 10 viktima…mrena vitit…po na erdhi ky Rama kty……..e s’bëjm dot shum dëme…se do na fiki…”, përgjigjet Aldo Avdyli.

Në vijim thotë SPAK Rrumi i ofron Avdylit në këmbim sipërfaqe të lakmueshme pronash në bregdet.