Vëllai i “Rrumit” u arrestua pak ditë më parë në Durrës, me urdhër të SPAK, nën akuzat e vrasjes dhe tjetërsimit të pronave, teksa dosja ka zbuluar një bisedë mes tyre.
Në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, shihet një bisedë mes Vullnet Muçës dhe vëllait të tij Aleksandër Lahos ose i njohur si “Rrumi”.
Në një pjesë të saj, të vendosur më poshtë, flitet për një sipërfaqe të madhe toke, prej 20 mijë m2. Komunikimi mes tyre është bërë në Sky ECC.Vullneti:- Po asajt qe tha cil ti tregojm me ble.
Aleksandri:- Jepi cil dush….mbidh nai lek…
Vullneti – Do ti tregoj reren e bardh tjeter sdi, vetem po i tregum ate te Palit.
Aleksandri – renci ka me mbledh nai lek….ate te Palit ke Gjoni thu’
Vullneti – Po ate te Palit pa 200 sja vlen me i dhen…apo ti them ktu para dylakut.