Ka ndërruar jetë në spita drejtuesi i motorit që u përfshi në aksidentin e rëndë në Lezhë.
Njoftimi i policisë:
Lezhë/Informacion paraprak
Në aksin rrugor “Milot–Lezhë”, automjeti me drejtuese shtetasen Xh. N. është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin V. K. dhe me një automjet të ndaluar jashtë rruge.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi V. K., 75 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.
Shtetasja Xh. N. u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.