Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Deni Selimllarin, djalin e ish-Miss Shqipërisë, Valbona Selimllari. Ai u arrestua pak ditë më parë pasi goditi një efektiv policie së bashku me vëllanë e tij.
Ndërkohë, vëllai i Denit është lënë në masën “detyrim paraqitje”.
Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të 4 tetorit. Të dy vëllezërit u arrestuan pasi goditën një punonjës policie për shkak të detyrës. Gjatë shoqërimit në ambientet e Komisariatit Nr. 2 në Tiranë, ata thyen kamerën e sigurisë dhe dëmtuan derën e dhomës së ndalimit.
Sipas policisë, përveç dhunës fizike, vëllezërit kanë kanosur edhe punonjës të tjerë të policisë.
Ngjarja është duke u hetuar, ndërsa Deni Selimllari do të qëndrojë në paraburgim deri në një vendim të mëtejshëm të gjykatës.