“Do ju hedh të gjithëve në erë”/ Si e paralajmëroi në rubrikën “Shihemi në gjyq”, krimin e sotëm Gjon Shkambi (Video)

Një ngjarje e rëndë u regjistrua pasditen e sotme, ku u ekzekutua në krye të detyrë gjyqtari Astrit Kalaja në sallën e gjyqit në Gjykatën e Apelit të Përgjithshëm. Autori i krimit është Elvis Shkambi, i cili e kreu aktin, pasi humbi gjyqin për një çështje pronësie në Shkodër.

Bëhet fjalë për një godinë në lagjen “Skënderbeg” të ndërtuar nga shteti dhe që në vitin 1992 ishin strehuar me vendim të Këshillit Bashkiak 31 familje, por truallin ku ishte ndërtuar godina e fitoi më vonë me vendim gjykate familja Shkambi.

LEXO  Çfarë po ndodh me Gjestin? U raportua për gjendje të rëndë shëndetësore, ja si paraqitet gjendja e këngëtarit

Të dyja palët, fiks më 6 tetor të vitit të kaluar, janë përplasur edhe në rubrikën “Shihemi në gjyq”, në emisionin “E diell”, ku një fragment është bërë virale në rrjet që tregon se si Gjon Shkambi, xhaxhai i autorit të sotëm, kërcënon publikisht palën tjetër.

LEXO  Zbardhet dinamika e vrasjes së biznesmenit italian, si u vra Edoardo Sarchi pas sherrit në rrugë për dritat e gjata? Detaje nga ngjarja dhe zhdukja e autorit

Ai thotë se do i hedhë të gjithë në erë, duke e minosur godinën në të katërt qoshet e saj.

“E gjej unë formën si me e liru, se e minoj në të katërta qoshet, se është prona jeme, e kam me dokumente të rregullta, e kam me certifikatë. Të gjithëve në erë do t’iu hedh. Po ju paralajmëroj, të gjithëve në herë kam me ju hedh.” – shprehej Gjon Shkambi.

LEXO  ‘I rregullova të katërt’! Zbardhet mesazhi në SkyECC i Aurel Hoxhës pas vrasjes së Klevis Lleshit

Lajme Te nGjashme