I shtrirë përtokë para Apelit, pamjet tronditëse të gjyqtarit pasi u ekzekutua me armë

Gjyqtari Astrit Kalaja ka ndërruar jetë. Fatkeqësisht, ai nuk ju ka mbijetuar dot plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit dhe ka ndërruar jetë në duart e mjekëve të Tiranës, raporton newsbomb.al.

Personi i armatosur që ka hapur zjarr brenda Gjykatës së Apelit, është arrestuar nga Policia dhe është identifikuar si Elvis Shkëmbi. Ky shtetas ka qenë në gjyq për çështje pronash me persona të tjerë dhe rasti po gjykohej nga Astrit Kalaja.

Forca të shumta të Policisë së Shtetit dhe ekipe nga urgjenca mjekësore kanë mbërritur menjëherë në Bulevardin Zhan D’Ark, buzë lumit Lana, aty ku ndodhet selia e Gjykatës së Apelit në kryeqytet. Autoritetet janë njoftuar nga stafi i Gjykatës.

Gjyqtari Astrit Kalaja, një ndër figurat më të njohura për integritetin dhe profesionalizmin në sistemin e drejtësisë shqiptare, është qëlluar me plumba në gjymtyrët e poshtme dhe në krah.

Autori i neutralizuar nga Policia dhe qytetaret

Në hyrje të çdo gjykate në Republikën e Shqipërisë, ka detektorë të instaluar të cilët paralajmërojnë për sende apo mjete të ndaluara, ndaj nuk dihet sesi autori ka mundur të futet me armë zjarri në ambientet e Gjykatës së Apelit.

Elvis Shkëmbi është shoqëruar aktualisht në ambientet e Komisariatit nr.1 në kryeqytet, i cili është shumë pranë vendit të ngjarjes. Ndërkohë, një grup hetimor, forca të shumta Policie dhe prokurori i gatshëm janë në zonën e bulevardit.

Lajme Te nGjashme