Publikoi foton e Vangjush Dakos në qeli, por më pas e fshiu, Berisha: Pashë që ishte një video intimiteti me…

Pak ditë më parë, kreu i PD-së, Sali Berisha publikoi një foto të Vangjush Dakos në qeli me celular, sic tha ai “me drogaxhiun Ron Shqopa”. Por më pas atë foto e fshiu nga rrjetet sociale.

Sot i pyetur nga gazetarët arsyen pse e fshiu, Berisha deklaroi se kjo ndodhi pasi pa që ajo ishte një video intimiteti me Shqopën.

Sali Berisha: Në rast se ka të dhëna se fortoja është fake, unë menjëherë e heq. Qytetari dixhital funksionon me një burim. Çfarë kishte aty tani, aty kishte Vangjush Dako, a u burgos për të shkuar tek Veliaj? Është e vërtetë kjo. Është e vërtetë që u shtrua në spital Dako sepse i mjaftonin 4 ditë për të shkuar tek Veliaj? Është e vërtetë. Pastaj e kishin tepruar, kur pashë më vonë se ajo fotoja ishte një video intimiteti me shqopën, e hoqa menjëherë.