Tragjedi brenda gjykatës në Tiranë/ Astrit Kalaja humb jetën, babë e bir të plagosur, ja si paraqitet gjendja e tyre

Ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e sotme në ambientet e Gjykatës së Apelit të Tiranës, ku mbeti i vrarë gjyqtari Astrit Kalaja, ka lënë edhe 2 persona të plagosur.

Ata janë babë dhe bir. Nuk dihen ende rrethanat dhe dinamika nëse edhe dy të plagosurit ishin shënjestra e autorit të dyshuar Gjon Shkambi, por hetimet janë ende në proces nga Policia dhe Prokuroria.

Mësohet se njëri nga të plagosurit ndodhet në sallë operacioni, po jashtë rrezikut për jetën dhe tjetri po merr mjekimin, gjithashtu pa rrezik jete.

Lajme Te nGjashme