Ish-drejtuesi i policisë, Shemsi Prençi u shpreh se gjykatësi i ndjerë Astrit Kalaja kishte folur me kolegët e tij në kafe ditën e ngjarjes, duke iu thënë se se kishte një gjyq problematik për çështje prone.
Prençi tha se në një farë mënyrë, gjyqtari e kishte parandjerë se mund të kishte pasoja.
Ai tha gjithashtu se nëse gjyqi do të mbahej në Shkodër, policia ishte në dijeni të rrezikshmërisë dhe sipas tij, do të merrte masa.
“I ndjeri Kalaja në kafe iu ka thënë kolegëve se kam një gjyq problematik për çështje prone. E kanë thënë kolegët. Dhe nuk i ka thënë dot dikujt tjetër. Dhe e ka ndjerë. Fati e donte që ai ishte nga Shkodra dhe palët nga Shkodra. Po të ishte në Shkodër gjyqi, policia e dinte rrezikshmërinë. Dhe harta e re e ndarjes së gjyqësorit çoi deri në shuarje e gjyqësorit dhe republikës”, tha Prençi