“Shteti dështoi ta mbroj”/ Vrasja e gjyqtarit, reagon Berisha: Astrit Kalaja u vra si në kafene, vrasja e drejtësisë…

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një konferencë për mediat nga selia blu, ka dënuar edhe një herë vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja. Ai u shpreh se eliminimi i tij brenda sallës së gjyqit është krim shtetëror, kjo për shkak së shteti dështoi të mbrojë zyrtarët brenda institucioneve ku ushtrojnë detyrën.

LEXO  “Shtatzania ka qenë makthi më i madh i jetës time”/ Modelja shqiptare rrëfen momentin e vështirë: Është gabimi më…

“Nuk pajtohem kurrë me marrjen e jetës dhe ekzekutimin në detyrë të një zyrtari. Dënoj me forcë aktin e djeshme dhe shpall ngushëllimi tim për familjarët.
Ekzekutimi në sallën e gjyqit si të jetë në një kafene të qytetit tregon shkallën ekstreme të pasigurisë në Shqipëri, narkoshnetin e parë e të vetëm në Europë.

LEXO  Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, dëshmon oficeri i lartë i Policisë, Deliallisi: Isha në arrestimin e Ramazan Rrajës, pati plan operacional! Dervishaj: Nga të erdhi informacioni?

Vrasja në sallën e gjyqit ngjitet në shkallën e krimit shtetëror, kjo jo sepse plumbat u shkrepën nga shteti, por se vrasja ndodhi në mungesë të plotë të të gjithë detyrave dhe përgjegjësive shtetërore për mbrojtjen e zyrtarëve brenda institucioneve të tyre. Kjo ka shpjegim vetëm me zëvendësimin e ligjit me Maliqit.
Vrasja e drejtësisë është triumf i vetëgjyqësisë me të cilën askush nuk ka të ardhme. Ekzekutimi tregon dështimin e reformës së drejtësisë”, tha ai.

LEXO  Ulen temperaturat, reshje lokale dhe shtrëngata në disa zona! Ja parashikimi i motit për sot

Lajme Te nGjashme