Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit ditën e djeshme 6 tetor ka marrë vëmendjen edhe të mediave të mëdha ndërkombëtare.
Ky lajm i rëndë që ka tronditur mbarë opinionin publik shqiptar është trajtuar nga mediat më të mëdha si CNN, Al Jazeera apo edhe The Guardian.
LEXO Nga indianët deri tek filipinezët, si po zëvendësohen shqiptarët: 20% e punonjësve janë të huaj
CNN e trajton shkrimin me titull: “Një person i armatosur arrestohet në Shqipëri pasi qëlloi dhe vrau gjyqtarin në sallën e gjyqit”
Teksa trajton ngjarjen, në fund CNN e ve theksin tek reforma në drejtësi: “Pas reformave të gjithanshme gjyqësore të nisura në vitin 2016 me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe SHBA-së, dhjetëra mijëra raste janë vonuar për vite me radhë”.
Ndërsa The Guardian shkruan: “Gjyqtar i vrarë nga të shtëna me armë në sallën e gjyqit në Shqipëri”.
Ndërsa Al Jazeera shkruan: “Një burrë në gjyq në Shqipëri vret gjyqtarin dhe plagos dy të tjerë me armë zjarri”