Zgjedhjet e pjesshme të 9 Nëntorit, ja kandidati me të cilin PS do të garojë në Mat (EMRI)

Altin Bojnit është kandidati që socialistët kanë shpallur për Bashkinë e Matit lidhur me zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen më 9 Nëntor.

Gazetar i News24, Enver Doçi raporton PS ia ka besuar garën për këtë bashki, Altin Bojnit drejtor i Shëndetit Publik dhe anëtar i Këshillit Bashkiak.

LEXO  E rëndë/ Gjendet e vrarë brenda në makinë një 38-vjeçare tek Liqeni i Thatë

Në një mbledhje të zgjeruar të Asamblesë së Partisë Socialiste në Mat, strukturat drejtuese analizuan rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit dhe hodhën hapat e parë drejt organizimit për zgjedhjet e reja lokale të 9 nëntorit 2025, ku zyrtarizuan dhe kandidatin e tyre.

LEXO  Veteranë të PS e PD mbeten jashtë Kuvendit! Të djathtëve u ikin edhe të “blinduarit” (Kush futet në Parlament)

Ndërkohë, burime për gazetarin Doçi bëjnë me dije se sot pritet që opozita të zyrtarizojë kandidaturën e saj, ndërsa përflitet dhe një opsion për mbështetje të një kandidati të pavarur.

LEXO  Kokai*ë e fshehur brenda kavanozit/ Arrestohet në Itali 26-vjeçari shqiptar, sekuestrohen 4.4 kg dro*ë

Lajme Te nGjashme