Aksident i rëndë me dy të plagosur pranë spitalit “Memorial” në Fier

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën e spitalit Memorialit në Fier.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, një Mercedes dhe një Toyota.

Si pasojë e përplasjes, njëra prej makinave ka përfunduar në kanal, ndërsa tjetra ka pësuar dëmtime në pjesën e përparme.

Dy persona kane mbetur të lënduar, dhe janë dërguar për mjekim në spitalin rajonal Fier Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Next