Kleviol Ahmetaj, personazhi i njohur si këngëtari “Cllevio”, pritet të ekstradohet në mbrëmje nga Dubai në drejtim të Shqipërisë.
Burime të Euronews Albania bëjnë me dije se këngëtari ka qenë i ndaluar në Emiratet e Bashkuara Arabe për shkelje të ligjit mbi përdorimin e drogave dhe prishje të qetësisë publike, dhe pas lirimit është vendosur dëbimi i tij.
Në Shqipëri, “Cllevio” dyshohet për disa ngjarje dhe për të janë në fuqi 4 masa sigurie “arrest me burg” nga disa gjykata, për përndjekje, shkelje të arrestit në shtëpi, kanosje dhe shkatërrim prone.
Cllevio u bë i njohur pas rivalitetit me këngëtarin Noizy, me të cilin është konfrontuar edhe fizikisht.
Po ashtu, ai njihet edhe si mik i të “fortit të Lushnjës”, Lert Haxhiu.