Detaje tronditëse nga sulmi ndaj kryetares së Herdecke në Gjermani, dyshohet se u godit me thikë 13 herë nga vajza e saj e birësuar! Çfarë u zbulua në çantën e djalit

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me sulmin e rëndë ndaj kryetares së sapozgjedhur të qytetit Herdecke në Gjermani, Iris Stalzher, 57 vjeçe, e cila u godit me thikë disa herë brenda në shtëpinë e saj.

Sipas të përditshmes gjermane Bild, autoritetet kanë zbuluar dy thika, një thikë kuzhine dhe një tjetër në dhomën e djalit të saj të birësuar, 15 vjeç. Njëra prej tyre u gjet brenda çantës së tij me shenja gjaku, së bashku me rroba të përgjakura që mendohet se i përkisnin vajzës së birësuar, 17 vjeçe.

Hetuesit kanë konstatuar gjithashtu se para se të bëhej thirrja për ndihmë emergjente, ishte bërë përpjekje për të pastruar vendin e ngjarjes. Megjithatë, gjurmët e gjakut u identifikuan sërish përmes metodave shkencore.

LEXO  Kosova do të sulmohet nga Serbia?/ Alfred Cako bën parashikimin për vitin 2027: Shqipëria mund të ketë probleme…

Sipas vlerësimeve të para, Stalzher mund të ketë qenë e plagosur rëndë dhe ulur në një kolltuk, ndërkohë që përpiqej të fshiheshin provat e sulmit.

Sipas të njëjtave burime, kryetarja ka marrë gjithsej 13 goditje me thikë, kryesisht në pjesën e sipërme të trupit, si dhe ka pësuar plagë të rënda në kokë nga goditje me një objekt të fortë. Mjekët kanë arritur të stabilizojnë gjendjen e saj, por nuk kanë përjashtuar plotësisht rrezikun për jetën, pasi janë prekur organe vitale, përfshirë mushkëritë.

LEXO  Homazhet në nder të Artan Lames/ Auron Tare: Nuk e mendoi kurrë që mund të mos kthehej më në Shqipëri, një nga koleksionistët më unikalë në Europë

Shefja e operacionit policor, Ursula Shenberg, deklaroi se Stalzher nuk është më në rrezik për jetën dhe është në proces rimëkëmbjeje.

Sipas autoriteteve hetimore, ngjarja e përgjakshme ka ndodhur brenda në banesën familjare, ku në atë moment ndodheshin të dy fëmijët e mitur të birësuar. Ata janë marrë në pyetje nga policia.

Shefi i departamentit të hetimeve për vrasje, Jens Rautenberg, bëri të ditur se vetë Stalzher, nga spitali, ka identifikuar vajzën e saj 17-vjeçare si përgjegjëse për sulmin. Vendngjarja dyshohet të ketë qenë bodrumi i shtëpisë.

LEXO  Aksidenti i rëndë në autostradën Tiranë–Durrës, identifikohet viktima (EMRI)

Burime të afërta me hetimin thonë se marrëdhënia mes nënës dhe vajzës kishte qenë e tensionuar edhe më parë. Verën e kaluar, mes tyre kishte ndodhur një përplasje serioze. Përplasje të ngjashme raportohen edhe me djalin 15-vjeçar.

Të mërkurën, një ditë pas ngjarjes, hetimet vijuan në shtëpinë e kryetares në zonën Herdecke-Herrentis. Prokuroria ka bërë të ditur se çështja nuk trajtohet më si tentativë vrasjeje, por si “lëndim i rrezikshëm trupor”, dhe për rrjedhojë nuk është lëshuar urdhër arresti.

Dy të miturit pritet të lirohen dhe të vendosen nën kujdesin e Shërbimit për Mbrojtjen e Fëmijëve.

Lajme Te nGjashme