Ekzekutimi i Astrit Kalasë, Prokuroria e Tiranës: Gjon Shkambi ka kërcënuar me jetë edhe palët në proces

TIRANË- Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar gjykatës të caktojë masën e sigurisë arrest me burg për tre personat e arrestuar, pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja. Nga hetimet e kryera nga Prokuroria dalin në pah prova të reja. Prokuroria thekson se ekziston dyshimi i arsyeshëm se Elvis Shkambi është nxitur nga xhaxhai i tij, Gjon Shkambi që të vriste gjyqtarin. Gjithashtu në njoftimin e Prokurorisë thuhet se Gjon Shkambi ka kërcënuar publikisht edhe familjarët që ishin në proces gjyqësor për godinën e ish-shkollës së rezervave në Shkodër.

Pjesë nga njoftimi i Prokurorisë:

Shtetasi Gj.Sh., ka dyshime të arsyeshme të mbështetura në prova dhe indicie se ka konsumuar elementët e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjerë cilesuese” kundër palëve ndërgjyqëse, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë parashikuar nga neni 79 gërma “ç”, 25-22 i Kodit Penal, në dëm të viktimave R. K. dhe E. K. Ky shtetas referuar këqyrjes paraprake të pamjeve filmike, megjithëse në dukje nuk ka kryer ndonjë veprim konkret, nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të ndërprerë veprimet kriminale të nipit të tij E.Sh., madje ka qëndruar i qetë gjatë kryerjes së veprës dhe pas kryerjes së saj, çka krijon dyshimin e arsyeshëm, që ai ka pasur dijeni për planin dhe veprimet e nipit të tij.

LEXO  “Më ndihmoi një shqiptar ta varrosja”- Groposi nënën për të përfituar pensionin e saj, 62-vjeçarja: S’kisha para! Misteri i ngjarjes! Kush është Jani?

Gjithashtu krijohet dyshimi i arsyeshëm se ky shtetas ka rolin e shtytësit në tentativën për të vrarë palët ndërgjyqëse, dyshim i krijuar jo vetëm nga rrethanat e lartpërmendura, por duke marrë parasysh edhe një sërë veprimesh të kryera nga shtetasi Gj.Sh., gjatë periudhës që i paraprin krimit, sikurse janë kërcënimet publike për vrasje të palëve të bëra në emisione televizive, si dhe një numër i madh ngjarjesh të kallëzuara nga viktimat dhe të pasqyruara në sistemin deepsee (të administruara me procesverbal), për kanosjet me jetë që u janë bërë nga shtetasi Gj. Sh.

LEXO  Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sa i përket shtetasit B.K., krijohet dyshimi i bazuar se ka konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Nga hetimi rezultoi se ai qëndron i ulur në karrike dhe nuk kryen asnjë veprim për kontrollin fizik të këtyre shtetasve apo dhe regjistrimin e tyre në librin e protokollit, në të cilin duhen të evidentohen të gjithë personat që hyjnë dhe dalin nga ambjentet e gjykatës, duke sjellë si pasojë hyrjen me armë të shtetasit E. Sh. në sallën e gjyqit dhe kryerjen më pas të vrasjes prej këtij të fundit.

Të tre këta shtetas janë arrestuar në flagrancë si persona të dyshuar për kryerjen e veprave penale të lartpërmendura dhe për ta është paraqitur pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë kërkesa për vleftësimin e arrestimit dhe caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg””.

LEXO  Mësuesi rrëfen si u mashtrua Divjaka nga piramidat me kriptomonedha: Ishin 4 agjentë, na luteshin të regjistroheshim

Si ndodhi ngjarja e rëndë?

Ngjarja ndodhi pas përfundimit të një seance gjyqësore për një çështje pronësie në Shkodër, e cila ishte në shqyrtim në Apelin e Tiranës. Mësohet se gjyqtari Astrit Kalaja kishte dhënë vendimin kundër palës së përfaqësuar nga Elvis dhe Gjon Shkambi. Menjëherë pas shpalljes së vendimit, Elvis Shkambi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë në drejtim të gjyqtarit, duke e goditur në gjoks dhe lënë të vdekur në vend. Gjatë të njëjtës ngjarje, janë plagosur edhe babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, pala tjetër në proces, të cilët ndodhen aktualisht në Spitalin e Traumës dhe janë jashtë rrezikut për jetën

Lajme Te nGjashme