Ndjekje si në film: shqiptari ‘çan’ postbllokun, futet kundravajtje dhe rrezikon karabinierët! Ja çfarë u sekuestrua

Një natë e tensionuar është regjistruar në lagjen San Marco të Peruxhias, ku një 25-vjeçar shqiptar, me precedentë penalë, u arrestua në flagrancë nga Karabinierët, pas një ndjekjeje dinamike në rrugët e qytetit.

Sipas mediave italiane, i riu u kap me akuzën e posedimit me qëllim shitjen e narkotikëve dhe rezistencës ndaj forcave të rendit.

LEXO  “S’jam shkatërruesja e asnjë çifti”/ Livia shpërthen ndaj Mevlanit: Kur të qesh në fytyrë të bën copë dinjitetin

Incidenti ndodhi gjatë një patrullimi rutinë të Karabinierëve, të cilët vunë re një automjet të dyshimtë dhe i kërkuan shoferit të ndalonte.

Por në vend të bindjes, i riu shtoi shpejtësinë dhe tentoi të largohej me makinë, duke hyrë edhe në rrugë me sens të kundërt dhe duke rrezikuar qytetarët.

LEXO  “Berisha i trembet vendimit”/ Dosja ‘Partizani’, reagon analisti: Të dy po e shtyjnë çështjen, SPAK e ka betejë…

Pas disa minutash ndjekjeje, ai u kap dhe u neutralizua nga efektivët, megjithëse rezistoi me forcë gjatë arrestimit. Gjatë momentit të ndalimit, 25-vjeçari u përpoq të hidhte disa kontejnerë për të shpëtuar nga ngarkesa e paligjshme.

Në kontrollin e menjëhershëm, policia sekuestroi 27 doza kokaine me peshë totale rreth 17 gramë, ndërsa gjatë kontrollit fizik iu gjetën edhe dy doza të tjera me 1.2 gramë kokainë dhe 1,040 euro në para të gatshme.

LEXO  Sulmi me armë në Apelin e Tiranës, plagosen edhe 2 persona të tjerë

Pas urdhrit të zyrës së prokurorit të Peruxhias, i riu shqiptar u dërgua në burgun e Capanne, ku do të presë gjykimin për akuzat e ngritura ndaj tij.

Lajme Te nGjashme