Nga Tirana në vendlindje, Shkodra nderon gjyqtarin e vrarë në krye të detyrës

Pas homazheve të mbajtura paraditen e kësaj të mërkure në Tiranë, trupi i gjyqtarit të ndjerë Astrit Kalaja është zhvendosur në Shkodër, vendlindja e tij.

Homazhet në nder të tij po zhvillohen në shtëpinë funerale “Bushati”, nga ora 14:00 deri në 16:00.
Ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit do të mbahet në orën 16:00, në Stom-Golem, Shkodër.Gjyqtari Astrit Kalaja u vra dy ditë më parë në sallën e gjyqit të Gjykatës së Apelit, gjatë ushtrimit të detyrës.

LEXO  Tragjike! Ndahet nga jeta sulmuesi i Liverpool! 28-vjeçari Diogo Jota vdes në një aksident me makinë, dy javë pas martesës

Autori i krimit, Elvis Shkambi, e qëlloi me tre plumba menjëherë pas shpalljes së vendimit në një çështje pronësie, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Lajme Te nGjashme