Shkarkime në Qeveri, ja kush lë postin

Arben Çuko dhe Plator Nesturi janë shkarkuar nga postet e Prefektit, përkatësisht për Fierin dhe Vlorën.

Vendimi është marrë ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Prefekt i ri i Fierit është emëruar Anduel Xhindi, djali i ish deputetit të ndjerë socialist, Fatmir Xhindi. Ndërsa Prefekte e Vlorës është emëruar Evis Allushi

LEXO  HOROSKOPI I SË SHTUNËS/ Cila shenjë do të zhgënjehet? Beqarët e kësaj shenje mund të…

“-Z. Arben Çuko, prefekt i Qarkut të Fierit, lirohet nga kjo detyrë.

-Z. Anduel Xhindi emërohet prefekt i Qarkut të Fierit.

-Z. Plator Nesturi, prefekt i Qarkut të Vlorës, lirohet nga kjo detyrë.

LEXO  U shuan në lule të rinisë në aksidentin fatal në Sarandë, këto ishin dy motrat që mbetën viktimë

-Znj. Evis Allushi emërohet prefekt i Qarkut të Vlorës”, njofton Kryeministria.

Rama lëshoi kritika të ashpra ndaj prefekturave, muajin e kaluar gjatë prezantimit të ministres së re të Brendshme, Albana Koçiu, duke paralajmëruar edhe ndryshim rrënjësor për Prefekturat, duke thënë se janë institucione që “kanë humbur peshën dhe kuptimin”.

LEXO  Aksident me vdekje/ Përmbyset zetori, shoferi mbetet i bllokuar nën të (EMRI)

Lajme Te nGjashme