Vrasja e Kalasë/ Prokuroria zbërthen dinamikën: Skaneri sinjalizoi për pjesë metalike, por roja qëndroi …

Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar gjykatës të caktojë masën e sigurisë arrest me burg për tre personat e arrestuar, pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja.

Nga hetimet e kryera nga Prokuroria dalin në pah prova të reja, të cilët tregojnë dinamikën dhe rrethanat se si personat, që ishin palë në procesin gjyqësor arritën të futeshin bashkë me armën e zjarrit, në sallën e gjyqit.

Sipas prokurorisë, autori i krimit Elvis Shkambi bashkë me xhaxhain e tij, Gjon Shkambi kanë kaluar në skaner, ndërsa detektori ka ndezur dritën e kuqe, duke sinjalizuar prezencën e metaleve.

LEXO  Kush janë katër kandidatët që kërkojnë vendin e Altin Dumanit? (Foto-EMRAT)

Sipas prokurorisë punonjësi i sigurisë pranë Gjykatës së Apelit në Tiranë nuk ka marrë masa pas sinjalizimit për prezencë të metaleve, por ka vijuar të qëndrojë ulur në karrige, duke mos kryer kontroll fizik.

“Nga administrimi dhe këqyrja paraprake e pamjeve filmike të ruajtura në sereverin NVR e Gjykatës, rezulton se në datë 06.10.2025, në orën 13:42, në ambjentet e sallës së pritjes për publikun të gjykatës kanë hyrë dhe kanë kaluar pajisjen skaner (detector), njëri pas tjetrit, shtetasit E.Sh. dhe Gj.Sh., dhe në ekranin e detektorit vërehet që janë ndezur dritat e kuqe (që sinjalizojnë prezencën e metaleve), ndërkohë që shtetasi B.K., me detyrë punonjës sigurie pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, ka qëndruar i ulur në karrike dhe nuk ka kryer asnjë veprim për kontrollin fizik të këtyre shtetasve apo dhe regjistrimin e tyre në librin e protokollit, në të cilin duhen të evidentohen të gjithë personat që hyjnë dhe dalin nga ambjentet e gjykatës”, njofton prokuroria.

LEXO  “Jam mik i tët biri”/ Mashtronte qytetarë dhe u merrte shuma parash, arrestohet 64-vjeçari

Prokuroria e Tiranës procedoI penalisht 3 persona për ‘Vrasje funksionarëve publikë’, ‘Vrasja në rrethana të tjera cilësuese’, ‘Mbajtja pa leje e armëve’ e ‘Shpërdorim detyre’.

Lajme Te nGjashme