“Çmendet” gruaja në Fier! Dhunon avokatin e djalit, ja arsyeja

Një ngjarje e pazakontë është shënuar në Fier, ku një grua ka përfunduar në telashe me ligjin pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj avokatit të djalit të saj, me të cilin ndodhej në një proces gjyqësor.

Policia njofton se është arrestuar shtetasja me inicialet V. Xh., 49 vjeçe, banuese në fshatin Mbrostar Ura. Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ka ndodhur pas një përplasjeje verbale, e cila ka përshkallëzuar në dhunë ndaj avokatit.

LEXO  Mziu bën deklaratën e FORTË: Ja te kush dyshoj se më ka vënë tritolin!

Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit, ndërsa ndaj 49-vjeçares rëndon akuza e “Goditjes për shkak të detyrës”.

“Akuzohet se goditi avokatin e djalit Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasen V. Xh., 49 vjeçe, banuese në fshatin Mbrostar Ura, pasi dyshohet se ka kanosur dhe ka goditur në zyrë, shtetasin A. K., 59 vjeç, banues në Fier, i cili është avokati që përfaqëson djalin e saj, në procesin gjyqësor kundër prindërve.”, sqaron policia.

LEXO  Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, pamje tronditëse nga vendi i ngjarjes (Foto)

Lajme Te nGjashme